Festë madhështore në “Bernabeu” për “Këpucën e Artë”, presidenti i Realit: Jam krenar që Mbape është në skuadrën time

Santiago Bernabeu, u vesh me shumë stil për këtë rast këtë të premte, për të pritur prezantimin e Këpucës së Artë 2025, një çmim që njeh Kylian Mbape, si golashënuesin më të mirë evropian të sezonit sipas European Sports Media (ESM).

Sulmuesi i Real Madridit shënoi 31 gola në ligë , duke i fituar atij 62 pikë në sistemin e koeficientëve, përpara Viktor Gyökeres (39 gola, 58.5 pikë) dhe Mohamed Salah (29 gola, 58 pikë).

Më shumë se 200 persona mbushën tribunën VIP, përfshirë të gjithë skuadrën e Real Madridit dhe trajnerin e tyre, Çabi Alonso , si dhe anëtarë të familjes së futbollistit francez, i cili përjetoi një nga momentet më të veçanta që nga bashkimi me klubin.

Ceremonia filloi me fjalimin e Florentino Pérez , i cili e përgëzoi lojtarin e tij dhe theksoi rëndësinë e çmimit.

I dashur Kylian, kjo këpucë është një dëshmi e përkushtimit tënd ndaj futbollit. Jam krenar që kam një lojtar si ty, i cili mishëron në mënyrë të përsosur vlerat e klubit tonë”.

Para se të përfundonte fjalimin e tij, Florentino donte të thoshte disa fjalë edhe për të ardhmen e tij te Real Madridi.

“Kjo Këpucë e Artë është një nxitje për ty që të vazhdosh të fitosh dhe të përmirësosh më tej historinë e Real Madridit. Jam shumë krenar që kam një lojtar si ty”.

Më pas, Juan Ignacio Gallardo, mori fjalën për të theksuar vlerën simbolike dhe sportive të çmimit dhe natyrisht, duke i thurur lavde Mbapesë.

“E keni merituar plotësisht falë 31 golave që shënuat në sezonin tuaj të parë me Real Madridin”, – vuri në dukje ai.


Shtuar 1.11.2025 13:26