Ferran Torres luan me fanellën e pazakontë

Ferran Torres është një nga blerjet e bujshme të janarit te Barcelona dhe normalisht të gjithë i kanë sytë nga sulmuesi spanjoll.

Ai ishte protagonisti i ndeshjes së sotme ndaj Napolit jo vetëm për faktin se shënoi gol dhe rrezikoi disa herë portën e italianëve, por edhe se veshi një fanellë të pazakontë gjatë sfidës.

Në pjesën e dytë të duelit, ai u shfaq në fushë me një fanellë e cila nuk kishte as logon e klubit dhe as atë të sponsorit “Nike”. Ajo kishte vetëm emrin e sponsorit në pjesën e përparme, “Rakuten” dhe asgjë më shumë.

Në pjesën e parë ai kishte luajtur me një fanellë të rregullt, por vazhdoi në fraksionin e dytë të lojës, ku shënoi edhe gol me penallti, me këtë fanellë të pazakontë, që nuk kuptohet se si i është lejuar lojtarit pasi dukej nga ato kopjet e paligjshme.


Shtuar 17.02.2022 22:30