Sot ishte në plan të zhvillohej Superkupa e Turqisë, ku përballë do të ishin dy klubet e mëdha turke, Galatasaray dhe Fenerbahce.
Fenerbahçe doli në fushë me skuadrën e të rinjve kundër Galatasaray dhe më pas u largua nga fusha.
Në këtë mënyrë, skuadra e Stambollit dëshiron të shprehë pakënaqësinë e tyre për caktimin e orarit të ndeshjes, e cila nuk u përshtatet atyre, dhe po ashtu edhe përzgjedhjes së gjyqtarëve, ku ata donin të ishin nga jashtë vendit.
Galatasaray kaloi në avantazh në minutën e parë me një gol nga Mauro Icardi.
Pasi ndodhi kjo, skuadra e re e Fenerbahces u tërhoq nga fusha me kërkesën e drejtuesit që ishte afër skuadrës në fushë.
Tani se Fenerbahce mund të marr një dënim të madh nga Federata e Futbollit të Turqisë, pasi kjo lëvizje në finalen e Superkupës së Turqisë nuk do të kapërdihet lehtë nga drejtuesit e futbollit turk.
Kujtojmë se në fund të dhjetorit, për shkak të një skandali politik ndërkombëtar, u shty ndeshja finale e Superkupës së Turqisë në futboll, në të cilën Fenerbahçe dhe Galatasaray duhej të luanin për trofeun në Riad.
Drejtuesit e klubeve të Stambollit kërkuan që futbollistët të dilnin në fushë të veshur me fanella me imazhin e Mustafa Kemal Ataturkut, gjë që sauditët nuk e lejuan në atë kohë. /Telegrafi/