Felix ndez derbin: Duhet të mundim Realin për ne, tifozët dhe renditijen

Joao Felix tashmë ka ndezur derbin e Madridit. 

Playmakeri portugez, i intervistuar nga kanalet zyrtare të La Liga-s, prezantoi ndeshjen e madhe të së dielës.

 “Është një ndeshje e veçantë, momenti më i veçantë i sezonit. Jemi nga i njëjti qytet, tifozët janë të pasionuar dhe padyshim që edhe ne. Duke dëshmuar se jemi më të mirët në Madrid, do të ishte e rëndësishme edhe për klasifikimin nëse fitojmë, si dhe do t’u japim shumë gëzim tifozëve tanë. Ne jemi kampionë, duhet të luajmë gjithmonë për të fituar. Jemi gjithmonë mes favoritët për kampionatin, por ne duhet të vazhdojmë me ndeshjen pas ndeshjes siç kemi bërë gjithmonë”, deklaron talenti i Atleticos. /albeu.com/

 


Shtuar 9.12.2021 18:39