sport

FC Suhareka ngjitet në Albi Mall Superligë, feston titullin e kampionit në Ligën e Parë

FC Suhareka është kurorëzuar me titullin e kampionit në Raiffeisen Ligën e Parë – Grupi A, ku sot ka pranuar trofeun.

Pas ndeshjes së fundit të këtij edicioni që kjo skuadër e zhvilloi sot në stadiumin e qytetit në Suharekë kundër Trepçës (2-2), Federata e Futbollit e Kosovës e organizoi ceremoninë e ndarjes së medaljeve dhe trofeut të kampionit për FC Suhareka.

Të lidhura

None found

Trofeun për kapitenin e skuadrës Yll Hoxha e ndau presidenti i FFK-së, Agim Ademi, derisa medaljet i ndanë Bali Muharremaj, kryetar i Komunës së Suharekës, Mirsad Çollaku, anëtar i KE të FFK-së dhe Labinot Ibrahimi nënkryetar i LRF Prizrenit. Ndërkohë, presidenti Ademi e ka përgëzuar FC Suhareka për suksesin e arritur në këtë edicion.

“Urime FC Suhareka për triumfin e madh! Titulli i kampionit në Raiffeisen Ligën e Parë dhe inkuadrimi në AlbiMall Superligë është një sukses i jashtëzakonshëm për klubin tuaj. Përkushtimi dhe puna e palodhur e drejtuesve, stafit të trajnerëve dhe futbollistëve tuaj është një shembull frymëzues për të gjithë. Uroj që në edicionin e ardhshëm të vazhdoni të shkëlqeni dhe t’i sjellni vlera shtesë AlbiMall Superligës. Mirë se vjen në elitën e futbollit kosovar! Urime Suharekë!”, ka theksuar presidenti Ademi.

Emocionet e këtij suksesi i shpalosi pas ceremonisë edhe kapiteni i skuadrës, Yll Hoxha.

“Realisht ka qenë një rrugëtim shumë i vështirë, pasi dihet që kemi vetëm 8 muaj që jemi krijuar si klub dhe normal që rrugëtimi nuk ka qenë i lehtë. Të gjithë futbollistët kemi ardhur në të njëjtën kohë dhe kemi pasur vështirësi derisa jemi komponuar. Por me të vërtetë kemi një kryesi shumë të mirë, të cilët duhet t’i falënderojmë sepse na kanë qëndruar afër në çdo moment. Gjithashtu duhet t’i falënderojmë edhe stafin që ka bërë një punë të shkëlqyer dhe normal çelësi i tërë këtij suksesi është grupi i shëndosh dhe shumë i bashkuar, pasi të gjithë kanë luftuar për njeri-tjetrin në çdo moment. Suhareka në të ardhmen do të jetë një nga klubet më të suksesshme dhe më stabile”.

Në fakt, ky sukses i FC Suhareka vjen qysh në edicionin e tij të parë të themelimit, pasi ky klub u formua në verën e kaluar dhe pas problemeve financiare të klubit prizrenas A&N bëri fuzionimin me këtë klub dhe hyri fuqishëm në kampionat si njëra nga klubet më të organizuara.

Tags: fc suhareka

të fundit

Qentë e kuptojnë gjendjen tonë emocionale, edhe pa përdorur fjalë

Për shumë pronarë qensh, një bisht që tundet, një shikim i gjatë apo një lehje e veçantë duket sikur janë…

9 minutes ago

Klopp përzgjedh 57 kandidatë për Gjermaninë, Brajan Gruda në listë, jashtë dy futbollistët e Kosovës

Jurgen Klopp ka nisur një epokë të re te Kombëtarja e Gjermanisë dhe përzgjedhësi i ri gjerman po përgatit një…

15 minutes ago

Prosecution Seeks Detention for Four Suspects After Shots Fired at Wedding in Dobërdoll

Pas kallëzimit penal të dorëzuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka nisur procedurë kundër…

15 minutes ago

Ibër-Lepenc Increases Revenue in the First Half of 2026

Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” ka realizuar 6.85 milionë euro të hyra gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke shënuar…

16 minutes ago

Abdixhiku Confirmed Again as LDK Leader, Analysts Call Him the “Lesser Evil

Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të udhëheqë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), pasi delegatët e Kuvendit të Jashtëzakonshëm i dhanë…

16 minutes ago

Zjarri në Opar të Maliqit përfshin dy banesa të pabanuara, flakët vijojnë të përhapen

Situata nga zjarri në fshatin Opar, në njësinë administrative Moglicë të Bashkisë Maliq, është përkeqësuar, pasi flakët janë përhapur me…

16 minutes ago