Fadil Bytyqi ka njoftuar tërheqjen e tij nga posti i presidentit të FC Suharekës, ekip ky që konkuron në Ligën e Parë të Kosovës. Lajmin e ka bërë vetë ai i ditur përmes një komunikate zyrtare.
Si arsye kryesore për këtë vendim, Bytyqi ka përmendur përgjegjësitë e shumta që ka në sektorin privat. Vlen të rikujtohet se sezoni i kaluar, 2024/2025, ishte fatal për skuadrën, e cila pësoi rënie nga kategoria më e lartë e futbollit kosovar.
None found
Në deklaratën e tij, ai e cilësoi dorëheqjen si të pakthyeshme, duke e përshkruar vendimin si të vështirë, por të domosdoshëm për shkak të impenjimeve të tij të shtuara jashtë futbollit. Bytyqi shprehu krenari për arritjet e përbashkëta dhe mirënjohje për besimin që iu dha nga bashkëpunëtorët, lojtarët dhe tifozët.
Megjithë largimin nga detyra zyrtare, Bytyqi siguroi se mbetet një mbështetës i flaktë i klubit. Ai u zotua se do të jetë gjithmonë i gatshëm të kontribuojë me të gjitha mundësitë e tij sa herë që FC Suhareka të ketë nevojë për të. Në fund, ai i uroi suksese udhëheqësisë së ardhshme dhe e siguroi atë për përkrahjen e tij të vazhdueshme.
Në një reagim në rrjetet sociale, gazetarja Brikena Metaj, ka reaguar për herë të parë pasi djali i saj u…
Një festë private e organizuar nga Vinicius Junior në Madrid është kthyer në temë diskutimi në mediat sportive, pasi në…
Portieri i Chelseat, Emiliano Martinez, ka konfirmuar se operacioni në nofull ka kaluar me sukses, pas lëndimit të pësuar në…
Në adresimin e sotëm në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar shtim të dhunës ndaj protestuesve, ato që ai…
Në mbështetje të revoltës studentore kundër qevërisë së Edi Ramës, që ka përfshirë prej rreth një jave Tiranën ka dalë…
Banorët e dhjetë vendbanimeve në Komunën e Bërvenicës po votojnë sot për kryetar komune në zgjedhjet e parakohshme lokale, pasi…