Categories: sport

Ballkani zyrtarizon afrimet e Dosso dhe Nikës për sezonin e ri

FC Ballkani ka vijuar punën për kompletimin e skuadrës para sezonit të ri, teksa ka bërë zyrtare dy ardhje të reja në mbrojtje.

Të lidhura

None found

Ekipi nga Suhareka ka prezantuar mbrojtësin e majtë nga Bregu i Fildishtë, Abou Dosso, si edhe portierin Ardit Nika, të cilët i bashkohen formacionit portokalli e zi për të rritur nivelin e konkurrencës dhe cilësinë brenda grupit.

Dosso është 30 vjeç dhe së fundmi ka qenë pjesë e Zimbru Chișinău. Ai pritet të jetë një alternativë me peshë për Ballkanin në repartin defensiv, duke ofruar eksperiencë dhe siguri në anën e majtë të mbrojtjes.

Klubi i ka uruar mirëseardhje futbollistit nga Bregu i Fildishtë, duke i dëshiruar suksese dhe fitore me fanellën portokalli e zi.

Po ashtu, Ballkani ka konfirmuar edhe transferimin e Ardit Nikës. Portieri 28-vjeçar vjen te skuadra për të shtuar garën mes shtyllave dhe për t’i dhënë stafit teknik një tjetër mundësi të rëndësishme për edicionin e ri.

Nika konsiderohet si një vlerë shtesë për ekipin në ndeshjet që e presin Ballkanin, ndërsa nga klubi ka marrë urimet për mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë aventurë të re.

Me afrimet e Dosso dhe Nikës, FC Ballkani po vazhdon formësimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, me objektivin që të paraqitet konkurrues në të gjitha garat.

të fundit

Lëvizja e parë e Pochettinos te Manchester United, në shënjestër mbrojtësi i Fulhamit

Mauricio Pochettino ka identifikuar një nga objektivat e tij të parë për përforcimin e Manchester Unitedit, me trajnerin argjentinas që…

7 minutes ago

ZKA nis auditimin e efektivitetit të programeve bujqësore dhe zhvillimit rural

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2026/2027, ka filluar auditimin e performancës…

16 minutes ago

Nga grumbullimi i parë me kuqezinjtë te përballja me Elbasanin, Ysni Ismaili: Krenar për ftesën! Glen Daja e ka ngritur ekipin, synojmë maksimumin

Ysni IsmailiYsni Ismaili u konsiderua prurja e re e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e nëntorit, atë me Finlandën dhe…

18 minutes ago

Largimi befasues nga skuadra angleze, e uruan trajnerin në mëngjes për ditëlindje dhe pas disa orësh e pushuan

Blackpool ka shkarkuar trajnerin Ian Evatt në ditëlindjen e tij të 45-të, vetëm disa orë pasi e uruan atë në…

19 minutes ago

Si u përpoq 25-vjeçari Albi Muça të mashtronte sipërmarrësin, unë jam Edi Rama, më jep 1 milion euro ose… (VIDEO)

Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se tentoi t’i merrte 1 milion euro një biznesmeni, duke u prezantuar…

19 minutes ago

Analiza e CNN: Samiti trepalësh me Trump, avantazh për Xi dhe Putin në përpjekjen për një rend të ri global

Një takim i pazakontë mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit kinez Xi Jinping dhe atij rus Vladimir Putin është zhvilluar…

25 minutes ago