Faza e 1/8 në Champions, matematika tregon për një Chelsea – Real Madrid

Të hënën e ardhshme, më 13 dhjetor, hidhet shorti për fazat e eliminimit të Ligës së Kampionëve. Real Madrid do të jetë në vazon e atyre që e kanë përfunduar fazën e grupeve si lider. Në mungesë të ndeshjes Atalanta-Villarreal, bardhezinjtë mund të luajnë me PSG, Sporting de Portugal, Benfica, Salzburg apo Chelsea.

Nga të gjitha këto skuadra, matematika thotë se rivali më i mundshëm i Real Madridit do të jetë Chelsea . Sipas ekspertëve të statistikave, ka 32% mundësi që të ndodhë kjo përballje, e cila do të binte në 28% nëse Villarreali nuk mund Atalantën.

Matematika i referohet fillimisht Chelseat-it dhe më pas PSG-së si rivalët më të mundshëm të Real Madridit në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Nëse rivali është PSG,  Sergio Ramos do të kthehej në Bernabeu dhe Messi do të ringjallte EL-Classicon me Barcelonën. Edhe pse frika e madhe është Mbappé, i cili mund të përballet edhe me Real Madridin me nënshkrimin e tij të mbyllur tashmë për verën e vitit të ardhshëm. /albeu.com


Shtuar 9.12.2021 10:33