Favorit për “Topin e Artë”, Lamine Jamal shoqërohet nga 20 persona në Francë dhe planifikon festë private pas ceremonisë

Sonte në mbrëmje, do të mësohet se kush do ta fitojë “Topin e Artë 2025” mes Lamine Jamal dhe Ousmane Dembele.

Talenti i ri i Barcelonës sipas “Mundo Deportivo”, do të marrë pjesë në ceremoninë në Paris i shoqëruar nga një delegacion prej 20 personash dhe madje ka organizuar një festë private në kryeqytetin francez për të festuar një triumf të mundshëm.

Një shenjë e qartë besimi dhe ambicieje.


Shtuar 22.09.2025 12:52