Në orën 20:45 e gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë në Riga, aty ku do të luajë Kombëtarja shqiptare ndaj Letonisë. Takim që është i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Një takim ku ekipi i drejtuar nga Sylvinho do të hyjë në fushë vetëm për fitoren, në fakt është i vetmi rezultat që do t’iu bënte punë në rrugëtimin e tyre drejt Kupës së Botës.
Kështu edhe kompanitë e basteve kanë thënë fjalën e tyre para kësaj përballjeje.
Padiskutim që favorit për fitoren është Kombëtarja shqiptare, e cila kuotohet me 1.70, ndërsa një fitore e mundshme e letonezve kuotohet me 5.0. Ndërkohë barazimi 3.70.