Fantasik Interi, Dzeko përmbys rezultatin ndaj Atalantës (VIDEO)

Interi dhe Atalanta janë duke u përballur në shtëpinë e këtyre tëe fundit në kuadër të javës së 15 të Serie A, që është edhe fundit para nisjes së Kupës së Botës.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit pasi kaluan në avantazh me Lookam në minutën e 25, por Dzeko do të barazote fillimisht në minutën e 36 dhe më pas do të ishte sërish boshnjaku që do të përmbyste rezultatin në minutën e 56.

Vetëm 6 munita më vonë, do të vinte edhe goli i tretë për miqtë, falë një devijimi të gabuar të mrojtësit të Atalantës, Palomino.

Shiko KËTU dhe KËTU golat e Dzekos./albeu.com


Shtuar 13.11.2022 14:01