Fabrizio Romano ka dhënë një përgjigje të prerë ndaj pretendimeve se Jack Grealish mund të largohet nga Manchester City dhe t’i bashkohet Chelseat afatin kalimtar veror.
Grealish ka pasur një sezon zhgënjyes, pasi iu desh të luftonte me të sapoardhurin Jeremy Doku për vendin e titullarit në krahun e majtë të sulmit.
Anglezi ka arritur 35 paraqitje në të gjitha garat deri më tani, edhe pse jo të gjitha kanë qenë nga fillimi i ndeshjes.
Grealish po përpiqet të vendosë ndeshjet për Man Cityn gjithashtu, pasi ka shënuar vetëm tre gola dhe tre asistime gjatë gjithë sezonit.
Javët e fundit ka pasur spekulime shokuese se City mund të kërkojë të largojë sulmuesin anglez dhe Chelsea është një nga skuadrat e interesuara për shërbimet e tij.
Të martën, u pretendua në mënyrë sensacionale se Chelsea ka zhvilluar diskutime të brendshme për një lëvizje të mundshme për Grealish.
Megjithatë, Romano i ka mbyllur këto thashetheme duke thënë se City as që po mendon ta lërë Grealish të largohet, e lëre më ta shesë atë te një rival anglez siç është Chelsea.
“Me Chelsean, jam i vetëdijshëm se ka pasur disa lidhje paksa befasuese me Jack Grealish,” shkroi gazetari në rubrikën e tij të fundit të Daily Briefing .
“Megjithatë, unë kam zero informacion për këtë. Manchester City nuk po diskuton të ardhmen e Grealish, as nga brenda në këtë pikë të sezonit. Gjithçka është e qetë”, ka shkruar Romano. /Telegrafi/