sport

Fabrizio Romano dhuron më të rejat e fundit rreth transferimit të Davies tek Real Madridi

Real Madridi pritet që t’i nënshtrohet një afati kalimtar veror shumë të ngarkuar, ku do të ketë largime dhe prurje të reja në skuadër.

Kylian Mbappe do të arrijë nga Paris Saint-Germaini si lojtar i lirë, dhe lëvizje gjithashtu janë planifikuar edhe për dyshen Alphonso Davies dhe Leny Yoro.

Të lidhura

None found

Sulmuesi brazilian Endrick gjithashtu më në fund do të kompletojë kalimin në Madrid nga Palmeirasi, marrëveshje kjo e cila ishte arritur në 2022.

Në rastin e Davies, Real Madridi e ka monitoruar situatën e tij për pjesën më të madhe të sezonit.

Kushtet personale besohet se janë arritur dhe për momentin, ‘Los Blancos’ po marrin kohën e tyre para se të bëjnë ofertën, dhe kjo është arsyeja pse situata është kaq e qetë.

Kjo qetësi nuk ka pse t’i shqetësojë tifozët e Real Madridit, sipas asaj që ka raportuar gazetari i njohur Fabrizio Romano.

“Situata e Alphonso Davies mbetet shumë e qartë për Real Madridin. Ata po presin që Davies t’i përgjigjet propozimit të ri të Bayernit, pastaj pozicioni i Real Madridit do të jetë shumë i qartë, sepse ata nuk duan të shpenzojnë 60-70 milionë euro për një lojtar i cili ka një vit të mbetur në kontratën e tij”, ka thënë Romano.

“Real Madridi do të insistojë për një çmim të duhur këtë verë ose do të presin verën e 2025 kur ai atëherë do të jetë lojtar i lirë, por Real Madridi do të preferonte që ta transferonte atë tani me një çmim të mirë, se sa të presin”, është shprehur ai.

të fundit

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

26 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

8 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

8 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

8 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

8 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

8 hours ago