Fabinho flet për Mane: Iu luta të mos largohej nga Liverpool, ai e kishte ndarë mendjen

Mesfushori brazilian i Liverpoolit, tregon se ka qenë i vendosur për të bindur ish-shokun e tij të skuadrës Sadio Mane që të rinovonte kotratën me “Reds”, por tentimet rezultuan të kota.

Sipas Fabinhos, Mane e kishte vendosur të ardhmen e tij kohë më parë, dhe askush nuk mund t’ia ndryshonte mendjen.

“Në fund të sezonit kam folur shumë me Sadio. Ai më tregoi për situatën dhe faktin që mund të largohej. Unë gjithmonë i thosha të qëndronte. Mund ta fitonim Premier League dhe Champions League. Por, mendoj se ai kishte ndarë mendjen moti. Duhej ta respektonim”, ka thënë Fabinho.

“Sadio kishte një histori të mirë me Liverpool. Luajti gjashtë vite dhe ato vite fitoi gjithçka që mund të fitohet dhe vendosi më pas për aventurë të re. Kjo është në rregull”, shtoi tutje braziliani. /albeu.com


Shtuar 19.07.2022 12:49