Fabian Ruiz flet si lojtari më i ri i PSG-së: Krenari të luaj me lojtarët më të mirë në botë

“Jam shumë i lumtur që bashkohem me Paris Saint-Germain. Është kënaqësi për mua të filloj këtë fazë të re të karrierës sime në këtë vend. Jam krenar që i bashkohem një prej klubeve më të mira në Evropë me lojtarët më të mirë në botë, është një sfidë vërtet emocionuese.

Të bashkohesh me një klub të madh është gjithmonë një sfidë e madhe, sepse na detyron të japim më të mirën nga vetja. Do të kem lojtarët më të mirë pranë meje dhe këtë klub të jashtëzakonshëm për t’u zhvilluar, kështu që do të më duhet të tregoj nivelin tim më të mirë në çdo ndeshje.

E dini, të jesh në gjendje të ndash dhomën e zhveshjes me lojtarët më të mirë në botë është një burim krenarie”, kështu është shprehur mesfushori spanjoll pas kalimit nga Napoli te PSG./ h.ll/albeu.com

Shtuar 31.08.2022 09:21