Federata e Futbollit të Anglisë (FA) akuzoi Cristiano Ronaldon për shkelje të rregullave të tyre.
Kjo lidhet me ngjarjen e prillit, kur portugezi theu telefonin e një djali autik. Ngjarja ka ndodhur pas ndeshjes së Manchester United me Everton (0:1) në kuadër të xhiros së 32-të të Premier League. Menjëherë pas kësaj, portugezi kërkoi falje, shkruan abcnews.al.
Sot, FA akuzoi Ronaldon për shkeljen e rregullave të tyre për këtë incident. Deklarata pretendon se sjellja e sulmuesit pas fishkëllimës së fundit ishte e pasaktë dhe/ose agresive.
“Ne marrim parasysh deklaratën e FA në lidhje me Cristiano Ronaldon. Ne do ta mbështesim lojtarin në përgjigjen e tij ndaj akuzave”, tha Manchester United. /h.ll/albeu.com