Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Chelseat dhe Manchester Cityt në kaudër të gjysmëfinales së FA Cup.
City pati kontrollin e lojës, pasi ata kishin topin më shumë në posedim në pjesën e parë.
“Citizens” kërkonin të rrezikonin përmes aksioneve sidomos nga krahët, ndërsa “The Blues” rrinin gati për kundërsulmet e tyre.
Por, Chelsea arriti të rrezikojë përmes disa kundërsulmeve, ku dy raste të mira i pati Chilwell.
Edhe Reece James plasoi një goditje të fuqishme në drejtim të portës së Manchester Cityt, por që goditja nuk ishte në kuadratin e portës.
Rezultati i pjesës së parë, Chelsea 0-0 Manchester City.