Categories: sport

F1/ Botas i prish festën numër 100 Hemilton për 0,007 sekonda

Valteri Botas i prishi festën për pole-position numër 100 kampionit të botës në fuqi, Luis Hemilton, duke i rrëmbyer vendin e parë për një kohë të papërfillshme në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Portugalisë në Formula 1.

Finlandezi regjistroi kohën e tij më të shpejtë në xhiron e parë të kualifikuesve të treta dhe askush nuk arriti më pas të mposhte atë kohë që kishte regjistruar ai. Hemilton ishte ai që i shkoi më afër, por regjistroi një kohë prej 0,007 sekondash më të ngadaltë.

Të lidhura

None found

Maks Verstapen u mundua që të mbante ritmin e dy makinave Mercedes, por nuk iu afrua kohëve të tyre edhe për faktin se doli nga pista në xhiron e parë të shpejtë dhe më pas ishte nën trysni për të regjistruar një kohë zyrtare e për të mos përfunduar në vendin e 10. Kështu, me xhiron e tij të vetme në kualifikuesen e tretë, ai siguroi vendin e tretë në start, duke lënë pas shoku e skuadrës, Serxhio Perez.

Ferrari nuk mundi të bënte më shumë se vendi i pestë me Karlos Sainz, i cili për herë të parë që kur ka marrë drejtimin e Ferrarit, regjistroi një kualifikuese më të mirë se Sharl Leklerk, i cili në teori është piloti kryesor. Ky i fundit do të niset nga vendi i 8 në vijën e nisjes. Një vend nderi edhe për Sebastian Fetel, i cili do të niset nga vendi i 10 me makinën e tij Aston Martin.

të fundit

Përfundon armëpushimi treditor, Rusia sulmon me raketa Kievin, një i vdekur dhe 16 të plagosur

Rusia ka ndërmarrë një sulm të ashpër gjatë natës ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, duke përdorur dronë dhe raketa balistike, menjëherë…

17 minutes ago

Shqiptarët “dembelë”? OECD: Produktiviteti i bizneseve shqiptare sa 23-29% e BE-së

Bizneset shqiptare kanë një rrugë shumë të gjatë për tu afruar me BE-në sa i përket produktivitetit. Një studim i…

1 hour ago

Çmimi i karburantëve/ Shoqatat e transportit, kërkojnë zgjatjen dhe me 3 muaj të periudhës së kompensimit të naftës

Nga fillimi i konfliktit në Iran, çmimet e karburanteve në vend prej gati tre muajsh vijojnë të mbeten në nivele…

2 hours ago

Xi Jinping paralajmëron Trump: Nëse çështja e Tajvanit trajtohet gabim, mund të përfundojmë në konflikt

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, paralajmëroi homologun e tij amerikan, Donald Trump, se marrëdhëniet mes dy vendeve mund të përshkallëzohen…

2 hours ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 80.7 lekë, në shitje me 81.9 lekë. Euro, do…

2 hours ago

Sot seancë plenare/ Interpelanca me Ramën dhe katër ministra, mocion me debat për raportin e DASH për Shqipërinë

Këtë të enjte, Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare, ndërsa në rendin e ditës janë përfshirë disa çështje që…

2 hours ago