Europa League: Eintracht siguron finalen, Rangers bën përmbysjen e madhe (VIDEO)

Nuk ka finale gjermane në Europa League, pasi vetëm Eintracht Frankfurt ia ka dalë të kualifikohet pasi e mundi West Ham United edhe ndeshjen e dytë në Gjermani dhe rikthehet në një finale europiane pas 62 vitesh.

Gjermanët e shënuan golin e fitores që në minutën e 26-të me anë të Borre, ndërkohë që “Çekiçët” luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 16-të. Sikurse me Lyon, Creswell u ndëshkua me karton të kuq dhe e la skuadrën e tij me një lojtar më pak në shumicën e ndeshjes.

Të lidhura

None found

West Ham nuk ia doli të barazonte, ndërkohë që në minutën e 80-të edhe trajneri Moyes u largua me karton të kuq. Ekipi tjetër finalist i Europa League është Rangers, që eliminoi RB Leipzig, pasi e mposhti 3-1 dhe përmbysi humbjen 0-1 në Gjermani.

Skocezët e zhbllokuan ndeshjen me të zakonshmin Tavernier, në minutën e 19-të. Pas pesë minutash shënoi edhe Kamara dhe pjesa e parë përfundoi 2-0. “Demat” u përgjigjën me Nkunku, por Rangers nuk fali dhe shënoi edhe golin e tretë me Lundstram dhe siguroi finalen.



Shtuar më 5.05.2022 22:58

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş