Europa League dhe Conference League, çfarë duhet të dini për shortet sot

Sot mësohet rrugëtimi në fazën e 1/8-ve në Europa League dhe Conference League, pasi do të hidhet shorti në orën 12:00 dhe 13:00. Ajo që është për t’u theksuar është se në këtë raund nuk do të përballen skuadrave të të njëjtit kampionat.

Në çerekfinale më pas shorti do të jetë i lirë. Kalimi më tej do të diskutohet me dy takime dhe në Europa League fituesete  grupeve do të jenë pritëse në ndeshjet e kthimit. Sa i takon datave, sfidat e para do të zhvillohen më 10.

Përjashtim bëjnë Porto e Betis, që ndeshjet e para i luajnë më 9 mars nga ora 18:45, për të mos pasur përplasje me Braga e Sevilla. Duelet e Conference League luhen të gjitha më 10 mars, kurse të kthimit më 17 mars. Goglat sot për këtë kompeticion do t’i tërheqë Altin Lala, ish-kapiteni i Shqipërisë dhe Hannover 96.

EKIPET E KUALIFIKUARA NË EUROPA LEAGUE

VAZO 1: Crvena zvezda (SRB), Eintracht Frankfurt (GER), Galatasaray (TUR), Leverkusen (GER), Lyon (FRA), Monaco (FRA), Spartak Moskva (RUS), West Ham (ENG)

VAZO 2: Atalanta (ITA), Barcelona (ESP), Betis (ESP), Braga (POR), Leipzig (GER), Porto (POR), Rangers (SCO), Sevilla (ESP)

EKIPET E KUALIFIKUARA NË CONFERENCE LEAGUE

VAZO 1: AZ Alkmaar (NED), Basel (SUI), Copenhagen (DEN), Feyenoord (NED), Gent (BEL), LASK (AUT), Rennes (FRA), Roma (ITA)

VAZO 2: Bodø/Glimt (NOR), Leicester City (ENG), Marseille (FRA), PAOK (GRE), Partizan (SRB), PSV Eindhoven (NED), Slavia Praha (CZE), Vitesse (NED) /h.ll/albeu.com


Shtuar 25.02.2022 09:39