Europa dhe Conference League: Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme, Ballkani debuton në kompeticionet evropiane

Pasi Champions League mbylli të gjitha ndeshjet e para të fazës së grupeve, me përballje që dhuruan emocione, ditën e sotme do të rikthehet edhe magjia e Europa League, pasi plot 16 ndeshje do të luhen mbrëmjen e sotme.

Në fushën e lojës do të zbresin edhe skuadra si Manchester United, Arsenali, Roma, Lazio, Betis e me radhë.

Sfidat e sotme në Europa League:

Përveç Europa League, skenën mbrëmjen e sotme do e marri edhe Conference League që do të luajë ndeshjet e saj të fazës së grupeve, ndërsa në fushën e blertë do të vihen përballë njëra-tjetrës 32 skuadra.

Mes tyre do të jetë edhe një skuadër shqiptare, e cila bëri historinë duke u kualifikuar për herë të parë në grupet e një kompeticioni europian. Ballkani i Ilir Dajës do të tentojë të vazhdojë me rezultatet pozitive, teksa sonte do të kërkojë pikë ndaj skuadrës së CFR Cruj, takim që do të luhet në “Fadil Vokrri” duke nisur që nga ora 18:45.

Sfidat e sotme në Conference League:

h.ll/albeu.com