Futbollisti i Shqipërisë, Ylber Ramadani u shpreh optimist në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes kualifikuese të Euro 2024 ndaj Polonisë. Para takimit që do luhet në “Air Albania” të dielën, Ramadani tha se ekipi do futet në fushë për të fituar.
Çfarë ka ndryshuar kaq shumë tek Ramadani?
Kur punon shumë, ky është vetëm fillimi për mua, unë dua të punoj më shumë për të arritur te qëllimi im. Dua të vazhdoj përpara.
Dëshira për fitore nesër?
Edhe me Çekinë u futëm për të fituar. Atmosfera nuk është se ishte jo e lumtur por ne futemi në fushë për të fituar.
A jeni gati për një ndeshje si ajo e nesërmja?
Ne jemi profesionistë, futbolli ka presion dhe ndeshje të tilla. Duhet të jetojmë me këto ndeshje. Trajneri na ka përgatitur mirë dhe do të futemi në fushë për të fituar. Kemi edhe 3 finale të tjera dhe nuk duhet të futemi me eufori por me këmbë në tokë.
Strategjia me Poloninë?
Çdo ndeshje futemi pa presion dhe për ta fituar. Tani e dimë objektivin që kemi dhe do të futemi nga minuta e parë për ta arritur këtë.
Kush është morali i skuadrës duke ditur që ka humbur ndeshjen e parë në Varshavë. Para dy vitesh kishte sërish një mbështetje të madhe nga tifozët por u humb. Çfarë pritet nesër?
Atmosfera është shumë e mirë dhe ka qenë më e mira prej që jam këtu. Ndeshja është shumë e vështirë por ne do të përgatitemi sa më mirë për të marrë rezultatin pozitiv.