EURO 2024 / “Mashtrime, çfarë po ndodh?” Tifozët “shfryjnë” në rrjetet sociale ndaj UEFA-s për biletat

Ditën e sotme kanë dalë në shitje një numër i caktuar i biletave të fundit për Euro 2024. Tifozët kështu kanë fatin të sigurojnë biletën e tyre për të shikuar nga afër një kompeticion të tillë.

Disa kanë mundur të sigurojnë biletën e tyre, por shumë të tjerë kanë mbetur “thatë”. Sistemi i blerjes së biletave të UEFA-s ka rënë. Por jo vetëm kaq, por faqja ka shfaqur vazhdimisht probleme, të cilat kanë acaruar tifozët.

Këto të fundit kanë shfrytëzuar rrjetet e tyre sociale për të reaguar, duke shpreshur kështu edhe pakënaqësinë e tyre për situatën e krijuar. “Mashtrime.Çfarë po ndodd? Biletat në shitje nuk janë për njerëzit e zakonshëm”, janë disa nga reagimet e tifozëve në “Twitter”.

Siç dihet kampionati europian do të startojë më 14 qershor dhe finalja e madhe do të luhet më 14 korrik. Kombëtarja shqiptare prek finalet e këtij kompeticioni, teksa ekipi i drejtuar nga Sylvinho ndodhet në grupin B bashkë me Spanjën, Italianë dhe Kroacinë.


Shtuar 2.05.2024 13:37