Euro 2024, Italia mposht Maqedoninë e Veriut, përballja direkte me Ukrainën vendos kualifikimin

Italia ka marrë një fitore në shtëpi me shifrat 5-2 ndaj Maqedonisë të Veriut. Italia shënoi tre gola që në pjesën e parë, madje edhe humbi një penallti. Për të kaltërit e Spallettit shënuan Darmian, Raspadori, El Sharaaëy dhe Chiesa dy herë.

Në të dytën, maqedonasit shënuan dy herë me Atanasov, duke i vendosur në vështirësi italianët. Me këtë fitore, Italia renditet tashmë në vendin e dytë me 13 pikë, ndërsa ka edhe një ndeshje të fundit për të luajtur atë kundër Ukrainës teksa një barazim do t’i dhuronte kualifikimin.

Në po të njëjtin grup, Anglia ka marrë një fitore modeste me shifrat 2-0 ndaj Maltës.

Danimarka gjithashtu ka marrë një fitore tepër të rëndësishme në shtëpi ndaj Sllovenisë me shifrat 2-1. Nordikët me këtë fitore renditen në vendin e parë me 22 pikë.


Shtuar 17.11.2023 23:18