FSHF-ja ka zbardhur programin e kombëtares kuqezi për sfidat e fundit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për fazën eliminatore Euro 2024.
Nëpërmjet një postimi, FSHF ka bërë të ditur për ndjekësit planin e përfaqësueses për ditët më vendimtare.
Të premten, më datë 10 nëntor, do të bëhet shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar, duke filluar nga ora 12:00 e mesditës.
None found
Më 11 nëntor, Sylvinho do të mbajë konferencën e parë për shtypin në ambientet e FSHF-së. Ndërsa konferenca do të paraprijë mbërritjes së futbollistëve në Tiranë.
Më 13 nëntor do të zhvillohet seanca e parë stërvitore që do të vazhdojë deri më datën 16 nëntor, kur Shqipëria ka nisjen për në Moldavi e vleshme për Grupin E.
Sfida që do të luhet në Stadionul Zimbru të Kishinjevit më 17 nëntor, është “sold-out” sa u takon biletave në Moldavi.
Një tregues i madh për rëndësinë që ka kjo përballje, me moldavët që luajnë shanset e tyre për një kualifikim historik në Europian.
Shqipëria do të përmbyllë rrugëtimin më datë 20 nëntor me Ishujve Faroe në “Air Albania”.
Një mbrëmje që pritet të marrë përmasa të jashtëzakonshme festive, duke qenë se kuqezinjve u mjafton një pikë për të siguruar kualifikimin e dytë në histori në një kampionat Europiane./albeu.com
Në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile u mblodh Komisioni Teknik Këshillimor për masat ndaj sezonit të zjarreve ku u analizua…
Aplikimet për në universitet do të nisin më 27 korrik dhe do të zgjasin deri më 1 gusht 2026. Maturantët…
Donald Trump ka mbajtur një ton më të butë ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, të cilën e përshkroi si një…
Të martën në mëngjes, një godinë 38-katëshe në Midtown Manhattan u zbraz nga njerëzit, pasi autoritetet sinjalizuan një rrezik të…
Nisma e marrë nga një grup i politikanëve seniorë në LDK për shkarkimin e kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku,…
Harry Kane po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern Munich dhe Kombëtaren e Anglisë. Kapiteni i “Tre Luanëve” ka…