Categories: kosovë

Grupi kundër Abdixhikut në LDK thotë se ka mbledhur firmat për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm

Nisma e nisur nga një grup politikanësh seniorë brenda LDK-së për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, sipas pretendimeve po ecën përpara me sukses.

Të lidhura

None found

Një burim i afërt me grupin e “rebelëve” ka thënë se janë siguruar nënshkrimet e nevojshme të delegatëve për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, ku ky organ i Lidhjes Demokratike do të shprehej nëse lideri aktual duhet të largohet ose jo.

Sipas të njëjtit burim, tashmë është mbledhur një e treta e “firmave” në mbështetje të kësaj nisme, numër që sipas statutit të partisë mjafton për thirrjen e Kuvendit.

Ai është shprehur se pret të sigurohen edhe këto nënshkrime dhe më pas të përcaktohet data e mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm.

Kp kishte raportuar ekskluzivisht të dielën se këtë proces po e drejton kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i degës së LDK-së në këtë qytet. Sipas raportimit, ai po viziton njësitë e partisë edhe në komuna të tjera të vendit për të kërkuar nënshkrimet e delegatëve për Kuvendin e votëbesimit ndaj Abdixhikut.

Kërkesa për largimin e tij ka ardhur si pasojë e pakënaqësive të brendshme në parti lidhur me rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.

Të parat që kërkuan dorëheqjen e Abdixhikut ishin dega e Pejës, ajo e Lipjanit, si dhe njëra prej njësive partiake të Prishtinës. Po atë ditë, Abdixhiku la të nënkuptohej se nuk do ta lëshonte postin në parti, ndërsa u kërkoi dorëheqje pikërisht atyre që i kërkuan t’ia linte rrugën një lidershipi tjetër në LDK.

Lidhja Demokratike, e cila në zgjedhjet e 7 qershorit u udhëhoq nga ish presidentja Vjosa Osmani, mori 16.69 për qind të votave në nivel vendi. Me këtë rezultat, ajo siguroi 18 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Statutit të LDK-së, nënshkrimet e një të tretës së anëtarëve të Kuvendit nuk sjellin automatikisht shkarkimin e kryetarit, por vetëm krijojnë bazën për ngritjen formale të çështjes së votëbesimit.

Kuvendi i LDK-së, sipas përbërjes statutare, ka 355 delegatë të zgjedhur nga kuvendet e degëve, ku përfshihet edhe kryetari aktual, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku i mbijetoi një procesi votëbesimi në Kuvendin e janarit të këtij viti, i cili ishte thirrur pas rezultatit jo të kënaqshëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit 205. Në ato votime, LDK kishte marrë vetëm 13.24 për qind të votave të kosovarëve.

të fundit

Babai pagoi 5,600 euro për El Clasicon, por ai dhe djali e panë fundin e ndeshjes në taksi

Një tifoz sllovak i Real Madridit pretendon se ai dhe djali i tij u nxorën nga tribunat e Camp Nou…

1 second ago

Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt nis sot në Prishtinë dhe pritet të vijojë në ditët e ardhshme

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtare për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave…

13 minutes ago

Katër komisione parlamentare mblidhen sot: në fokus AKI-ja, barazia gjinore dhe projektligjet për energjinë

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen katër mbledhje të komisioneve parlamentare, ku në agjendë janë raportimi i drejtorit…

13 minutes ago

Ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave/ BIRN: Shpërblimi 2500 euro mund të perceptohet si miratim politik

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se shpërblimi prej 2500 eurosh për efektivët e vijës së parë gjatë protestave rrezikon të perceptohet…

14 minutes ago

Albert Sylaj dërgohet në stacionin policor pas arrestimit në Deçan

Është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari kyç për vrasjen e Arlinda Zekaj në Vitomiricë. Policia njoftoi se pas angazhimeve intensive…

24 minutes ago

Trump parashikon takim të afërt mes Putinit dhe Zelenskyt për negociatat e paqes

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do…

24 minutes ago