Harry Kane po zhvillon një edicion të jashtëzakonshëm me Bayern Munich dhe Kombëtaren e Anglisë. Kapiteni i “Tre Luanëve” ka arritur në 73 gola gjatë sezonit 2025/26, çka e vendos në vendin e dytë mes sezoneve më efikase në historinë e futbollit.
None found
Shifra prej 73 golash është regjistruar në 63 paraqitje me Bayernin dhe Anglinë. Mbi të në këtë renditje qëndron vetëm Lionel Messi, i cili në sezonin 2011/12 shënoi 82 gola në 69 ndeshje.
Kontributi i Kane po ndihet edhe me Anglinë në Kupën e Botës, ku ai ka realizuar 6 gola dhe ka qenë ndër elementët vendimtarë që ekipi i drejtuar nga Thomas Tuchel të sigurojë kalimin në çerekfinale.
Me këtë bilanc personal, sulmuesi anglez ka kaluar pas sezone të mëdha të Cristiano Ronaldo, që shënoi nga 66 gola në sezonet 2011/12 dhe 2014/15, si edhe të Ronaldo Nazário, që realizoi 66 gola në sezonin 1996/97.
Në pozicionin e tretë të kësaj liste ndodhet legjenda gjermane Gerd Müller, i cili shënoi 72 gola për Bayernin dhe Gjermaninë në sezonin 1972/73.
Kane ka ende të paktën një ndeshje për të zhvilluar me Anglinë në Kupën e Botës. Nëse “Tre Luanët” shkojnë deri në finale, ai mund të ketë edhe tri paraqitje të tjera për të rritur totalin e golave. Sidoqoftë, për të kaluar rekordin e Messit, atij do t’i nevojiteshin edhe nëntë gola.
Dhjetë sezonet më efikase në historinë e futbollit
1. Lionel Messi, 2011/12 – 82 gola
2. Harry Kane, 2025/26 – 73 gola
3. Gerd Müller, 1972/73 – 72 gola
4. Cristiano Ronaldo, 2014/15 – 66 gola
5. Cristiano Ronaldo, 2011/12 – 66 gola
6. Ronaldo Nazário, 1996/97 – 66 gola
7. Lionel Messi, 2012/13 – 64 gola
8. Erling Haaland, 2022/23 – 64 gola
9. Luis Suárez, 2015/16 – 64 gola
10. Gerd Müller, 1971/72 – 62 gola
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…