Për të tretin raund radhazi në kualifikueset e Euro2024, për golin më të bukur nominohet një nga Kombëtarja shqiptare.
Pas Asanit dhe Asllanit që fituan në qershor, tani është radha e Nedim Bajramit të konkurrojë për golin më të bukur pas ndeshjeve të katërta në grup.
Goli i shënuar ndaj Çekisë është në garë me tre të tjerë, me atë ttë Tçuamenit të Francës, Levandovskit të Polonisë dhe Volfinger të Lihtenshtejnit.
UEFA ka hapur votimin dhe të gjithë mund të japin votën e tyre për supergolin e Bajramit, i cili i dha një pikë Shqipërisë në atë transfertë të vështirë.