Uellsi dhe Zvicra po përballen mes tyre në stadiumin “Baku Olympic Stadium” të Bakusë, që përkon me duelin e dytë të Euro 2020.
Ndeshja ka nisur e zjarrtë dhe skuadra ishullore kishte një shans shumë të mirë për të kaluar në avantazh në minutën e 15-të.
Kros nga e majta, goditje me kokë e Kieffer Moore, sulmuesit të Cardiff City. Fantastike përgjigja e Yann Sommer.
“Gardiani” i M’Gladbach fluturoi në ajër dhe shpëtoi portën e tij falë një pritje shumë të bukur. Rezultati vazhdon të jetë 0-0.