EURO 2020/ Suedi – Ukrainë, ky është shpallur lojtari i ndeshjes (FOTO LAJM)

Ukraina ka arritur për herë të parë në çerekfinale të Kampionatit Evropian, ku në ndeshjen e ardhshme do të përballet me Anglinë.

Ukrainasit arritën të shënojnë gol në sekondat e fundit, përkatësisht në min 122′ të vazhdimeve për të siguruar një biletë në çerekfinale.

Zinchenko pas paraqitjes fantastike ndaj Suedisë, me kontributin e tij në fushë arriti t’i ndihmojë skuadrës së tij për ta shkruar historinë.

Në fakt, Zinchenko shënoi golin e parë dhe asistoi në golin e fitores në min 121′.

Ai është shpallë lojtari i ndeshjes nga UEFA.


Shtuar 29.06.2021 23:57