Spanja nuk ka arritur fitojë as në ndeshjen e dytë të Euro 2020 përballë Polonisë, duke u ndalur në barazimin 1-1.
Pjesa e parë filloi më mirë për spanjollët që patën më shumë raste, dhe gjetën golin e epërsisë në minutën e 25’ me Alvaro Moratan, pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0.
Pjesa e dytë nisi furishëm për Poloninë, që gjeti golin e barazimit në minutën e 54’ përmes Robert Lewandowskit.
Vetëm katër minuta më vonë në min e 58’ u akordua penallti për Spanjën, por nga pika e bardhë nuk arriti të realizoj Gerad Moreno.
Me këtë barazim Spanja ka dy pikë pas dy ndeshjeve të para në Grupin E, ndërsa Polonia ka vetëm një pikë.