EURO 2020/ Russia e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Finlandës (VIDEO)

Ka përfunduar pjesa e parë mes Kombëtares së Finlandës dhe Kombëtares së Rusisë.

Dy skuadrat janë duke zhvilluar lojë të bukur, në përpjekje për të gjetur golin, por ishte vetëm Rusia që shënoi.

Në fakt, Finlanda realizoi përmes Pohjanpalo në minutën e katërt, mirëpo pastaj u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Ndërkohë, Rusia ka pasur me shumë raste, derisa Finlanda provoi përmes kundërzbritjeve.

Falë aksioneve të bukura, Aleksey Miranchuk arriti të gjejë golin duke shënuar në mënyrë fenomenale (45+2).

 


Shtuar 16.06.2021 16:00