Suedia dhe Ukraina janë përballur në kuadër të fazës eliminuese të “Euro 2020”.
Në pjesën e parë, skuadrat ishin tejet kërkuese dhe pjesa e parë ishte dinamike.
Ukraina doli në avantazh fillimisht, ishte futbollisti i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko i cili pas një asistimi të mirë nga Yarmolenko, plasoi goditje të fuqishme për të shënuar në min 27′.
Mirëpo, Suedia e ngriti nivelin e lojës. Pas disa tentimeve të pasuksesshme, ishte Emil Forsberg i cili me një gol të bukur shënoi në min 42′ me një goditje të fuqishme.
Në pjesën e dytë, skuadrat qëlluan tri herë shtyllën, dy herë Suedia dhe një herë Ukraina. Megjithatë, rezultati mbeti i njëjt në 90 minuta.
Rezultati i takimit pas 90 minutash, Suedia 1-1 Ukraina.
Tani, epilogu i takimit do të përcaktohet përmes vazhdimeve ose penaltive.