EURO 2020/ Mbyllet pjesa e parë mes Suedisë dhe Ukrainës, ky është rezultati (VIDEO)

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Suedisë dhe Ukrainës.

Në pjesën e parë skuadrat patën intensitet të lartë të lojës dhe patën secila rastet e veta.

Mirëpo, ishte Ukraina ajo e cila mori avantazhin ku pas një aksioni mirë të ndërtuar, ishte anëtari i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko i cili shënoi një gol të bukur në min 27′.

Pas këtij goli, Suedia pati iniciativën, dhe si rezultat i kësaj erdhi edhe goli.

Pas disa tentimeve të pasuksesshme, ishte Emil Forsberg i cili me një gol të bukur shënoi për të barazuar rezutlatin.

Suedezi shënoi në min 42′ me një goditje të fuqishme.

Rezultati i pjesës së parë, Suedia 1-1 Ukraina.


Shtuar 29.06.2021 21:52