“Është lojtari më i mirë në historinë e Shqipërisë”, befason Ismet Munishi: Silvinjo ka bërë goditje me Arbër Hoxhën, do ta shihni

Ismet Munishi ka dhënë vlerësime maksimale për prurjen e re të Shqipërisë, Arbër Hoxhën.

Pavarësisht minutave të pakëta që ky lojtar mori në dy miqësoret e marsit dhe impaktit të vogël që ka pasur gjatë atyre dy ndeshjeve, për Munishin, bëhet fjalë për lojtarin më të mirë të krahut që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

Të lidhura

None found

“Arbër Hoxhën e kam pasur lojtarë, së bashku me Mitajn në atë krahë, janë të frikshëm në lojën një kundër një. Edhe Hoxha është super lojtar, në të ardhmen e shoh një bashkëpunim fantastik mes tyre. Do ta shihni në të ardhmen, Hoxha është një lojtar brilant dhe Shqipëria ka bërë super goditje me të.

Arbër Hoxha është lojtari i krahut më i mirë që ka pasur ndonjëherë Kombëtarja në lojën një kundër një. Ka teknikë të jashtëzakonshme, i përdor të dyja këmbët, ka shpejtësi, është i fuqishëm, nuk ka asnjë mbrojtës që t’ia fitojë duelin.

E kam parë ndeshjen e Betis, PAOK, i kam parë edhe ndeshjet në Kroaci, nuk ka lojtarë më të frikshëm në një kundër një”, tha Munishi.


Shtuar 27.03.2024 21:19