Paga që merr Cole Palmer tek Chelsea është jashtëzakonisht e vogël nëse e krahasojmë atë me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve të tij.
21-vjeçari ka qenë një ndër lojtarët më të përfolur që prej transferimit të tij në ‘Stamford Bridge’ verën e kaluar, dhe ka dëshmuar veten si lojtari më i mirë i ekipit këtë sezon.
Ai së fundmi ka shënuar katër gola në fitoren tenistike të ‘Bluve’ me rezultat 6-0 ndaj Evertonit, duke çuar në 25 numrin e golave të shënuar këtë sezon.
Ajo që është e qartë është se Palmer do të jetë lojtari kryesor i Chelseat për të ardhmen, ndërsa ata do të synojnë rikthimin në Ligën e Kampionëve. Për këtë arsye, është një çudi e madhe se si ai paguhet shumë më pak se sa disa nga bashkëlojtarët e tij.
Sipas Daily Star, Palmer përfiton rreth 80 mijë euro në javë, shifër kjo shumë më e vogël në krahasim me Raheem Sterling i cili përfiton 325 mijë euro.
Paga e tij e vogël me shumë gjasë është si rezultat sepse askush tek Chelsean nuk e ka parashikuar se ai do të ketë një sezon kaq të mirë debutues me klubin.
Çfarë dihet me siguri është se ai nuk ka marrë minuta të mjaftueshme tek City për të dëshmuar kualitetin që ka.
Klubi londinez me shumë mundësi do ta shpërblejë Palmerin me rritje të pagës në fund të sezonit, teksa The Mirror ka raportuar se klubi do të fillojë bisedimet me agjentët e tij para startit të Euro 2024. /Telegrafi/