Erzeni futet “vrullshëm” në merkato, shijaksit transferojnë ish-in e Vllaznisë

Silvio Zogaj mbylli aventurën e tij me Flamurtarin në fillim të këtij viti, duke dalë në treg si lojtar i lirë. Me Flamurtarin në këtë sezon, futbollisti ka luajtur 15 ndeshje dhe ka gjetur 3 herë rrugën e rrjetës mes Kategorisë së Parë dhe Kupës.

Mirëpo, Zogaj e ka gjetur menjëherë destinacionin e tij të ri. “Newsport.al” ka mësuar se sulmuesi 26-vjeçar ka arritur akordin për t’u transferuar tek Erzeni. Ish-i i Vllaznisë gjithashtu ka zhvilluar edhe seancë stërvitore me ekipin e Deliallisit.

Kujtojmë që Zogaj është një lojtar i njohur në Superiore, ku më parë ka mbajtur veshur edhe fanellën e Vllaznisë, Kastriotit, Teutës, Laçit dhe Luftëtarit dhe së fundmi atë të Flamurtarit në Kategorinë e Parë. /newsport.al/


Shtuar 5.01.2024 22:01