Erzeni arrin akordin e radhës, Egnatia ndan rrugët me mesfushorin

Donaldo Mëllugja pritet të firmosë me Erzenin. Mesfushori i Egnatias do të largohet kështu nga rrogozhinasit, ku kontrata e tij vlente deri në verën e vitit 2025.

Kështu raporton SuperSport për 28-vjeçarin. Mëllugja gjatë këtij sezoni ka luajtur 18 ndeshje, ku 7 prej tyre i ka nisur si titullar.

Në fushë ka asistuar dhe 2 herë. Ky do ishte përforcim me mjaft vlera për Erzenin, që ka larguar një pjesë të mirë të lojtarëve këtë janar.

Largimet i ka zëvendësuar me të tjerë futbollistë, megjithatë po punon që të plotësojë boshllëqet. Kujtojmë se shijakasit mbajnë aktualisht vendin e 8 në renditje. /newsport.al/


Shtuar 26.01.2024 15:00