sport

Ernest Muçi i befason të gjithë me rikthimin, trajneri i Kombëtares buzëqesh para Ligës së Kombeve, për Maran shtohen alternativat

Sulmuesi shqiptar  Ernest Muçi, ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Trabzonsporit. Ai mori pjesë në seancën e fundit të ekipit turk përpara ndeshjes me Ferencvaroshin, e vlefshme për fazën “play off” të Ligës së Europës.

Rikthimi i Muçit në stërvitje vjen vetëm pak ditë pasi ai u detyrua të qëndronte jashtë, për shkak të një dëmtimi në pjesën e sipërme të muskujve të përparmë të kofshës.

Të lidhura

None found

Ekzaminimet kishin evidentuar tendosje të shoqëruar me gjakderdhje dhe edemë, ndërsa në ditët e para pas dëmtimit u raportua se ai mund të mungonte për rreth dy javë.

Muçi humbi ndeshjen e Trabzonsporit ndaj Kasimpashës, por rikuperimi i tij ka ecur në një drejtim pozitiv dhe tashmë ai ka rifilluar punën me grupin.

Megjithatë, prania në stërvitje nuk do të thotë automatikisht se futbollisti është gati për të luajtur. Trabzonspori zhvilloi seancën e fundit në ambientet e Mehmet Ali Jilmaz, nën drejtimin e trajnerit Fatih Teke.

Pjesa e parë e stërvitjes ishte e hapur për mediat, ndërsa më pas skuadra vijoi me përgatitjet taktike për përballjen me Ferencvaroshin. Në këtë seancë, përveç Muçit, nuk u stërvitën me grupin Batagov, Folkareli dhe Okaj Jokushlu, të cilët vijojnë të kenë probleme fizike. Për Muçin, ndërkohë, rikthimi në stërvitje është hapi i parë drejt rikthimit të plotë në dispozicion të trajnerit. Pavarësisht këtij zhvillimi pozitiv, stafi teknik i Trabzonsporit nuk dëshiron të marrë rrezik me futbollistin shqiptar. Muçi ishte në stol në ndeshjen e Ligës së Europës ndaj Ferencvaroshit, teksa objektivi i klubit është që Muçi të rikthehet në gjendje optimale dhe, nëse gjendja fizike e lejon, të jetë në dispozicion për ndeshjen e kthimit në Hungari, e cila do të luhet më 27 gusht. Ditët e ardhshme dhe mënyra se si do të reagojë trupi i tij ndaj ngarkesave do të jenë vendimtare për përcaktimin e momentit të rikthimit në ndeshje.

GRUMBULLIMI ME KUQEZINJTË- Rikthimi i Muçit është një zhvillim i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare. Pas dëmtimit, një mungesë e parashikuar prej tre deri në katër javësh do ta bënte teorikisht të pamundur që ai të ishte në dispozicion të Shqipërisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Situata tashmë është ndryshe. Fakti që Muçi ka përfunduar trajtimin dhe është rikthyer në stërvitje me Trabzonsporin tregon se rikuperimi po ecën më shpejt nga skenari që mund të krijohej pas dëmtimit. Për Kombëtaren, kjo është një sinjal pozitiv, pasi Muçi mbetet një prej alternativave të rëndësishme në repartin ofensiv.

Nëse ai vijon pa probleme fazën e rikuperimit dhe arrin të rifitojë ritmin e ndeshjeve, mundësia që të jetë i gatshëm për grumbullimin e Shqipërisë rritet ndjeshëm. Për momentin, megjithatë, fokusi i Muçit është rikthimi i plotë te Trabzonspori. Aktivizimi i tij në ndeshjet e ardhshme do të varet nga gjendja fizike dhe vendimi i stafit teknik, ndërsa objektivi është që rikthimi të bëhet pa rrezikuar një dëmtim të ri. Nga një situatë ku një mungesë disa-javore rrezikonte ta linte jashtë edhe Kombëtares, Muçi tashmë ka kaluar në fazën e fundit të rikuperimit dhe ka nisur punën me grupin. Për Shqipërinë, ky është një zhvillim pozitiv dhe një arsye për të qenë më optimistë për disponueshmërinë e tij në ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare.

1 ndeshje
ka munguar Muçi për shkak dëmtimi. Mesfushori kuqezi nuk ishte i gatshëm në debutimin e Trabzonsporit në kampionat, për shkak të një edeme në kofshë. Pritej një mungesë e gjatë për të, por Muçi është rikthyer me skuadrën.

të fundit

Zjarri përfshin Gojanin e Pukës, evakuohen banorët e Pepajt: Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

Një situatë kritike është krijuar në fshatin Gojan të Pukës, ku një zjarr me përmasa të mëdha ka dalë tërësisht…

2 minutes ago

Dy adoleshente që mbetën përmbys për 25 minuta në një park argëtimi përfitojnë 550 mijë dollarë dëmshpërblim

Dy adoleshentë në SHBA përjetuan një përvojë të tmerrshme që do t'u mbetet përgjithmonë në memorie, kur mbetën të bllokuar…

2 minutes ago

Petrit Ndoci nuk u kthye nga leja shpërblyese në Burgun e Reçit, nisin kërkimet për kapjen e tij

Njoftim për një të dënuar që nuk është kthyer nga leja shpërblyese. Në IEVP Reç, Shkodër, i dënuari P.N., i…

3 minutes ago

Klubet shqiptare në Zvicër dhe Gjermani, nga tradita komunitare te ngjitja në nivele të rëndësishme

Futbolli shqiptar jashtë trojeve shqiptare nuk luhet vetëm në stadiumet e mëdha. Në Zvicër dhe Gjermani, qindra futbollistë shqiptarë e…

7 minutes ago

School basket prepared to ease families’ expenses

Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka përgatitur propozimin për shportë shkollore e cila pritet të marrë pëlqimin në seancën e…

9 minutes ago

Vladimir Bruçi shooting: Suspect’s testimony revealed: “He insulted me!” Security camera dispute suspected as the cause

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi për plagosjen me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër, ngjarje për të…

9 minutes ago