sport

Rilindja e Ernest Muçit, golat që po trazojnë Superligën turke

Në kampionatin e futbollit turk, Ernest Muçi ka shpërthyer si një bomber i pagabueshëm dhe këtë të dielë i dhuroi një goditje të fortë dopamine tifozëvë të Trabzonspor, kur i shënoi skuadrës kundërshtare në minutën e fundit.

Një top i pasuar jashtë zonës, kontroll i shpejtë, Muçi që afrohet dhe lëshon një goditje të thatë, që depërton mes këmbëve të mbrojtësit për t’u përplasur në rrjetë pa i lënë asnjë shans portierit.

Të lidhura

None found

 

Stadiumi shpërthen në anën e vizitorëve, pankina e Trabzonsporit ngrihet në këmbë dhe Ernest Muçi bën një gjest kundër pankinës kundërshtare të Kocaelispor. Gishtin te buzët si për t’i thënë të mbyllin gojën.

Zakonisht lojtari feston ftohtë. Pasi shënon gol, ul kokën dhe pret me qetësi brohorimat e shokëve të skuadrës.

Por kësaj radhe duhej t’i jepte përgjigje trajnerit rival, i cili para ndeshjes kishte deklaruar se “Muçi nuk do të ketë hapësira dhe nuk do të shënojë sot”. Muçi jo vetëm që shënoi, por e bëri në fund, vendosi ndeshjen dhe i dha Trabzonspor një trepikësh jetik në garën për kreun.

Golat e Ernest Muçit janë surpriza më e bukur e ndeshjeve të Trabzonspor në javët e fundit. Dhe këto nuk janë pak.

Një Trabzonspor që fiton me firmën Muçi

Goli i sotëm vjen pas një serie ndeshjesh ku Muçi ka qenë vendimtar. Në javët e fundit të Superligës turke, ai ka shënuar në disa ndeshje radhazi, përfshirë dy gola kundër Göztepe, gol vendimtar në fitoren dramatike ndaj Başakşehir në minutën e 101, gol ndaj Besiktas dhe tani, goli i minutës së fundit që po bën xhiron e mediave sportive. Statistikat i japin 8 gola në 6 ndeshjet e fundit.

Forma e tij shpërthyese në fushë ka shkuar përtej emocioneve të ndeshjes. Muajin e kaluar, në dhjetor, presidenti i shoqatës së tifozëve të Trabzonsporit, Hasan Bahadir bëri publikisht një thirrje të drejtpërdrejtë për klubin që të blejë kartonin e Muçit nga Beşiktaş, duke shkuar edhe më tej: sipas tij, shuma prej rreth 8.5 milionë eurosh mund të përballohet nga vetë tifozët.

“Përkatësia nuk lidhet gjithmonë me një firmë në kontratë, por me sjelljen në fushë. Ai festoi golat sepse i ndjeu vërtet, ngriti duart sepse e ndien se kjo tribunë i përket atij”, është shprehur Bahadir, në një deklaratë që pasqyron emocionin e krijuar rreth sulmuesit shqiptar.

 “Le ta bëjmë Muçin një transferim të përbashkët të 8 milionë tifozëve. Le të jetë një ‘transferim tifozësh’. Pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Paratë të vijnë nga ne, sepse nga kjo përfiton i gjithë komuniteti”, ka shtuar ai.

Mediat turke e kanë përcjellë me superlativa këtë fazë që po kalon lojtari shqiptar. Fanatik shkruan se “Muçi është lojtari që po mban gjallë shpresat e Trabzonsporit në ndeshjet e vështira”, ndërsa Sabah thekson se “shqiptari po luan me vetëbesim, pa frikë dhe me personalitet sulmuesi lider”.


Video lart, goli i Muçit kundër Kanyaspor

Trajneri i Trabzonsporit, Fatih Tekke, është një nga faktorët kryesorë të fazës pozitive që po përjeton lojtari. Që në javët e para, Tekke i dha Muçit një rol të lirë në ofensivë, duke e çliruar nga skemat e ngurta.

Sipas deklaratave të raportuara nga mediat lokale, Tekke është shprehur qartë në dhomat e zhveshjes: “Kur topi është në këmbët tona, Muçi duhet të ndjehet i lirë, të rrezikojë dhe të godasë”.

Ky mesazh është kthyer në filozofi loje dhe po funksionin. Muçi nuk pyet më, por vetëm godet.

Beşiktaş, pendesa publike dhe presioni nga tifozët

Lojtari duket se ka hedhur pas krahëve dështimin me Beşiktaş, klubi që e bleu për 10 milion dollarë nga Legia, por e huazoi për 1 milion tek Trabzonspor. Trajneri që e huazoi Ernest Muçin tek Trabzonspor është Sergen Yalçın. Ai mori drejtimin e skuadrës në fund të gushtit 2025, pak para se të finalizohej huazimi i Muçit duke mos ia kuptuar potencialin.

Për këtë i është dashur të justifikohet disa herë para tifozëve të tij duke thënë: “Nëse një lojtar nuk është i suksesshëm diku, nuk do të thotë se nuk mund të jetë i suksesshëm në një vend tjetër.”

Por momenti më i sikletshëm për Beşiktaş erdhi pikërisht në ndeshjen përballë Trabzonsporit, kur Muçi shënoi një gol spektakolar ndaj ish-skuadrës së tij. Pas asaj ndeshjeje, Yalcin, i bezdisur nga ngulmimi i gazetarëve u shpreh: “Ai është një lojtar që ne nuk e kemi në planet tona. Kjo tregon se ai po jep performancë te Trabzonspor që nuk e dha te ne.”

Përgjigjia gjithsesi nuk i qetësoi tifozët. Muçi vazhdoi të shënonte edhe në ndeshje të tjera. Golat e tij nga larg kthehen gjithnjë në hit në rrjetet sociale. Mediat turke raportuan se tribunat e Besiktas dhe rrjetet sociale shpërthyen kundër drejtuesve, duke i akuzuar se “lanë të ikë një lojtar që sot po bën diferencën”.

Mediat turke, vlerësime pa ekuivok për Muçin

Anadolu Agency e ka quajtur Muçin “golashënuesin e javëve të fundit”, ndërsa Hürriyet shkruan se “shqiptari është kthyer në një nga armët më të rrezikshme të Superligës në momentin vendimtar të sezonit”.

Dhe këtu vjen pyetja që nuk mund të shmanget. Me këtë formë, me këto gola, me këtë personalitet, si mund të mos jetë Ernest Muçi një opsion serioz për Kombëtaren.

Trajneri Sylvinho është përballë një fakti të thjeshtë: Muçi sot po vendos ndeshje në një kampionat të fortë, nën presion, me stadiume të mbushura dhe pritshmëri të larta, me pak fjalë po shënon gola që japin pikë, fitore dhe krijojnë një frymë tjetër në skuadër.

Nëse Kombëtarja kërkon personalitet, guxim dhe lojtarë që nuk fshihen në momentin e fundit, Ernest Muçi sot po e jep përgjigjen e tij çdo javë me golat që shënon.

Dhe goli i sotëm, ai i minutës së fundit, ai që mbylli gojën pankinës kundërshtare, mund të jetë edhe mesazhi më i qartë për Tiranën./Lapsi.al

të fundit

Papa Leoni i XIV: Dënimi me vdekje cenon dinjitetin dhe paprekshmërinë e jetës njerëzore

Papa Leoni i XIV ka kundërshtuar publikisht dënimin me vdekje, duke e cilësuar atë si një praktikë që cenon dinjitetin…

21 minutes ago

Trump dhe Putin diskutojnë uljen e tensioneve, ndërsa në Miami shqyrtohen rrugët për paqe në Ukrainë

Lufta në Ukrainë zuri pjesën më të madhe të telefonatës së të premtes mes Donald Trumpit dhe Vladimir Putinit, sipas…

22 minutes ago

Arne Slot rikthehet në futboll me një rol të ri te UEFA

Arne Slot ka gjetur një rol të ri në futboll, katër muaj pasi u shkarkua nga Liverpooli. Trajneri holandez do…

22 minutes ago

Filipçe: The sacrifice of our predecessors was to build the state, not to leave it behind

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në Prilep, me rastin e 85-vjetorit të Kryengritjes Popullore dhe luftës antifashiste, deklaroi se brezi…

25 minutes ago

Five prosecutors vie to lead the Organized Crime Prosecutor’s Office after Islam Abazi

Pesë prokurorë publikë kanë kandiduar për postin drejtues në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit,…

25 minutes ago

Hyseni: Detention of Nagavci and MPs at the Serbian border was a politically significant and unjustifiable incident

Arbërie Nagavci, bashkë me deputetet Fatmire Kollçaku e Liza Gashi dhe këshilltarin politik Ragmi Mustafi, u ndaluan nga policia serbe…

26 minutes ago