Ergys Kaçe u largua nga Partizani pas vetëm gjashtë muajsh, pa lënë gjurmë, dhe tani do të aktivizohet sërish në Greqi.
Mesfushori që ka qenë me Shqipërinë në EURO 2016 do të jetë pjesë e skuadrës së Veria NFC në ligën e dytë greke.
Ai ka firmosur për gjashtë muaj me ekipin e vendit të parë, që synon me çdo kusht të ngjitet në elitë. /h.ll/albeu.com