Epoka e Julian Nagelsmann nis me pengesë (VIDEO)

Epoka e Julian Nagelsmann nis me pengesë. Bayern nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj  Borusia Moncheglabah.

Bajerni nuk u shfaq shumë i vëmendshëm në prapavijë në minutat e parë e kjo solli edhe golin e Plea kur regjistrohej minuta e 10 e sfidës, pasi ai u shfaq u vetëm para Nojer e nuk e kishte të vështirë të mposhte portierin e Gjermanisë.

Por me kalimin e minutave, bavarezët ndërruan marsh e provuan në të gjitha mënyrat të shënonin në portën kundërshtare.

Ai që ktheu buzëqeshjen në radhët e tyre ishte Levandovski, i cili shfrytëzoi një harkim të Kimish për të çuar sferën në rrjetë para fundit të pjesës së parë.

Bayern u desh të kënaqej me një barazim në ndeshjen e parë të kampionatit. /albeu.com/


Shtuar 13.08.2021 22:40