Enzo Maresca: Chelsea ëndërr për çdo trajner, vazhdojmë traditën e sukseseve

Disa orë më parë Chelsea zyrtarizoi trajneri e ri. Enzo Maresca do të ulet në stolin e “Bluve të Londrës”.

Një trajner i vlerësuar, pasi sezonin e fundit e mbylli si kampion me Leicester në Championship, duke i rikthyer në Premier League.

44-vjeçari ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029. Teksa pas firmosjes, Maresca ka folur për herë të parë si trajner i Chelseat.

“Është një ëndërr për çdo trajner që të ketë këtë rol te Chelsea, pasi janë një nga klubet më të mëdha në botë.

Kjo është edhe arsyeja pse jam kaq i emocionuar për këtë mundësi që më është dhënë. Mezi pres të punoj te një klub i tillë.

Këtu ka një grup lojtarësh të talentuar, për të zhvilluar një ekip që vazhdon traditën e suksesit të klubit dhe i bën tifozët tanë krenarë”, është shprehur trajneri i ri i Chelsea-t, italiani 44-vjeçar, Enzo Maresca.


Shtuar 3.06.2024 19:23