Fjalimi lamtumirës i Lionel Messit në stadiumin Monumental preku thellë Enzo Fernandezin. Mesfushori i Manchester City nuk i përmbajti dot emocionet dhe shpërtheu në lot në fushë, ndërsa më pas publikoi një letër të ndjerë për rrugëtimin e tij, nga admirimi për Messin që në fëmijëri deri te triumfi i përbashkët në Kupën e Botës.
Pas suksesit 3-0 të Argjentinës ndaj Beninit, Messi iu drejtua tifozëve me fjalimin e lamtumirës. Në ato momente, Fernandez u filmua duke qarë, ndërsa pamjet e 25-vjeçarit u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.
None found
“Ishte një ditë jashtëzakonisht emocionuese dhe me shumë ndjenja të përziera. Shpresoj që Leo ta ketë përjetuar bukur këtë moment, sepse do të na mungojë shumë”, deklaroi Fernandez pas ndeshjes.
Mesazhi për idhullin e fëmijërisë
Më vonë, mesfushori ndau një letër ku rikujtoi admirimin që kishte për Messin që kur ishte fëmijë. Ai solli në vëmendje edhe një shkrim të hartuar në moshën 15-vjeçare, në kohën kur sulmuesi u tërhoq përkohësisht nga kombëtarja në vitin 2016.
“Kur njoftove se do të largoheshe, u mërzita shumë. Isha vetëm një fëmijë dhe vazhdimisht llogarisja moshën tënde në raport me timen, duke pyetur veten nëse do të më jepej ndonjëherë mundësia të luaja me ty”, shkroi Fernandez.
Ai shtoi se atëherë mendonte për vitet që i kishin mbetur Messit në karrierë dhe për kohën që do t’i duhej vetë për të mbërritur në ligën e parë. Ëndrra e tij ishte që të luanin së bashku, të paktën një herë, me fanellën e Argjentinës.
Dëshira e atëhershme u realizua dhe momenti më i madh erdhi në Katar, ku Fernandez fitoi Kupën e Botës së bashku me heroin e tij.
Përtej trofeve të fituar së bashku, Fernandez vlerësoi edhe ndihmën dhe rolin udhëzues që Messi pati ndaj tij që prej momentit kur iu bashkua ekipit të parë.
“Mbërrita me dëshirën për të luajtur përkrah idhullit tim, por gjeta dikë që më bëri të ndihesha pjesë e skuadrës që në ditën e parë”, u shpreh ai.
“Më dhuroje gjithmonë një fjalë të mirë, një këshillë, një përqafim, ose dije thjesht si të më qetësoje kur kisha nevojë. Këtë nuk do ta harroj kurrë. Faleminderit për mënyrën se si më trajtove, për gjithçka që më mësove dhe për mundësinë që më dhe të bëhesha pjesë e historisë sate”, vijoi Fernandez.
Mesfushori pranoi se do ta ketë të vështirë ta imagjinojë kombëtaren argjentinase në grumbullimet e ardhshme pa kapitenin e saj. “Sot e kam të vështirë të mendoj për grumbullimin e radhës pa ty, të hyj në fushë dhe të mos të shoh përballë me fanellën me numrin 10”.
“Sa me fat isha, Leo. Ai fëmijë pati një fat të madh teksa numëronte vitet dhe nuk e dinte nëse do ta arrinte ndonjëherë atë moment. Do të na mungosh shumë, Kapiten”, e mbylli letrën e tij Enzo Fernandez.
Mikel Merino po rikthehet në qendër të vëmendjes dhe paraqitjet e tij me Spanjën kanë bërë që mesfushori i Arsenalit…
Luka Modric ka komentuar deklaratën e bujshme të Cristiano Ronaldos dhe ka shprehur dëshirën që ish-bashkëlojtari i tij te Real…
Kosova po bënë hapa të shpejtë në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, derisa bashkëpunimi i mëtejmë ndërmjet sektorit publik dhe…
Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, raportohet se ka udhëtuar sërish drejt Parisit, vetëm pak orë pasi ishte paraqitur në…
Çmimi Nobel në Kimi u është dhënë këtë vit shkencëtarit francez, Henri Kagan dhe shkencëtarit japonez, Kenso Soai, për kërkimet…
Edlir Tetova, logoja e Teutës, Albano Aleksi, logoja e Tiranës dhe PartizanitKomisioni i Ligave dhe Garave pranë Federatës së Futbollit…