Categories: sport

Argjentina hap një kapitull të ri: Scaloni shpall listën e parë pa Lionel Messin

Pas tërheqjes së Lionel Messit nga futbolli ndërkombëtar, Lionel Scaloni ka bërë publike për herë të parë listën e Kombëtares së Argjentinës pa të. Për kampionët e botës, kjo shënon fillimin e një kapitulli të ri.

Më 31 gusht 2026, Messi konfirmoi se nuk do të luante më për Argjentinën, duke mbyllur 21 vite me fanellën e “Albiceleste”.

Të lidhura

None found

39-vjeçari largohet nga përfaqësuesja si fitues i Kupës së Botës 2022 dhe i dy Kupave të Amerikës. Në 207 paraqitje, ai shënoi 125 gola.

Scaloni po ndërton tashmë një skuadër ku futbollistët me trofe të mëdhenj do të luajnë përkrah talenteve të rinj, të cilët pritet të marrin më shumë përgjegjësi.

Mes të ftuarve janë emra të njohur si Emiliano Martinez, Alexis Mac Allister, Enzo Fernandez dhe Julian Alvarez. Në listë përfshihen edhe të rinjtë Franco Mastantuono, Nico Paz dhe Gianluca Prestianni.

Lista e plotë e futbollistëve të ftuar është:

Portierë: Emiliano Martinez, Geronimo Rulli, Juan Musso.

Mbrojtës: Gonzalo Montiel, Agustin Giay, Aaron Anselmino, Mariano Troilo, Leonardo Balerdi, Lisandro Martinez, Facundo Medina, Nicolas Tagliafico, Roman Vega, Valentin Barco.

Mesfushorë: Maximo Perrone, Exequiel Palacios, Alexis Mac Allister, Enzo Fernandez, Nicolas Paz, Ezequiel Fernandez, Thiago Almada.

Sulmues: Santiago Beltran, Franco Mastantuono, Giuliano Simeone, Gianluca Prestianni, Matías Soule, Santiago Castro, Julian Alvarez, Jose Manuel Lopez.

Pa kapitenin dhe golashënuesin më të mirë të historisë së saj, Argjentina nis përgatitjet për të ardhmen me synimin të ruajë dominimin në futbollin ndërkombëtar.

të fundit

Inaugurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc – i biri: Drejtësia do të triumfojë

Në hyrje të vendlindjes së ish zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi në fshatin Negroc të Drenasit është përuruar të enjten…

7 seconds ago

Well-known presenter dies in accident, only hours after celebrating 31st birthday

Një aksident tragjik i ka marrë jetën prezantueses së njohur televizive nga Azerbajxhani, Ada Suleyman, vetëm pak orë pasi kishte…

30 seconds ago

Serbia sets December 27, 2026 as the date for presidential elections

Serbia do të zhvillojë zgjedhjet presidenciale më 27 dhjetor 2026. [...] Read More... The post Serbia cakton 27 dhjetorin 2026…

48 seconds ago

Request to the Ministry of Justice: change the slogan “Report violence” during the Days of Activism against Violence against Women

Shoqëria civile ka kritikuar Ministrinë e Drejtësisë, duke thënë se përderisa në nivel ndërkombëtar kampanja e Ditëve të Aktivizmit kundër…

1 minute ago

PDK’s dilemmas over the Specialist Chambers Law: Is The Hague becoming an obstacle to its political future? Jakupi calls for deep reform

Pranimi i shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, se partia fillimisht ishte kundër kthimit të Ligjit për Dhomat…

1 minute ago

Clash in the European Front, Sela accuses Gashi of an agreement with DUI: We will unmask you

Nga Lidhja Shqiptare sot akuzuan se po u bëhet padrejtësi në parashtrimin e pyetjeve të deputetëve, përcjell TV21. Nga kjo…

2 minutes ago