Enrique humbet yllin e ekipit në Nations League

Humbje e madhe për trajnerin Luis Enrique dhe për të gjithë Spanjën, të cilët do të duhet të bëjnë pa Thiago Alcantara në këto katër ndeshje të qershorit në Nations League.

Mesfushori i Liverpool-it, i cili tashmë kishte marrë disa goditje në finalen e Ligës së Kampionëve, u ndal sot për shkak të një problemi muskulor, që do ta detyrojë të humbasë të gjitha takimet që do të luajë Spanja në ditët në vijim.

Pavarësisht mungesës së ish-lojtarit të Barcelonës, Luis Enrique ka vendosur të mos e zëvendësojë mesfushorin me futbollistë të tjerë.Spanja do përballet me Portugalinë, Çekinë 2 herë dhe Zvicrën.


Shtuar 1.06.2022 18:51