Endrick do të luajë ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu në mars, por jo me fanellën e Real Madridit

Të gjithë në Real Madrid presin që Endrick Felipe të lidhet me shokët e tij të Real Madridit në korrik 2024, atëherë kur ai do të kishte mbushur 18 vjeç dhe do të kishte të drejtë të udhëtonte në Evropë.

Megjithatë, ekziston mundësia që Endrick të luajë ndeshjen e tij të parë në Santiago Bernabeu disa muaj më parë, në mars. Por, ai nuk do të veshë ngjyrat e Real Madridit.

Kjo për shkak se Spanja dhe Brazili janë planifikuar të luajnë një ndeshje miqësore në Santiago Bernabeu më 26 mars.

Endrick duke qenë një lojtar i kombëtares së Brazilit, pritet të luajë në atë lojë nëse është në formë.

Adoleshenti ka vizituar tashmë Santiago Bernabeu në dhjetor, kur u takua me shumicën e lojtarëve të Real Madridit dhe presidentin Florentino Perez.

Megjithatë, ai ende nuk ka veshur fanellën e Real Madridit apo nuk është prezantuar para tifozëve.

Braziliani 17-vjeçar ndihmoi Palmeiras të fitonte ligën braziliane sezonin e kaluar, duke shënuar 14 gola. Një sezon ire pritet të nisë në muajin e ardhshëm. /Telegrafi/


Shtuar 25.01.2024 16:26