Endri Çekiçi e pranon që diçka nuk po shkon si duhet në Kombëtare. Kuqezinjtë arrijnë t’i afrohen zonës, por nuk po arrijnë të godasin portën. Në lidhjen me emisionin “Kuqezi”, mesfushori pogradecar deklaroi:
“E kem parë që edhe në dy ndeshjet e fundit ka ndodhur e njëjta gjë, rrotullohemi aty dhe kemi një bllokadë, nuk arrijmë të godasim portën. Shpresoj që ta kemi kaluar këtë ngërç psikologjik kur të kthehemi në shtator. Në këtë ndeshje kemi parë që Estonia luante pas dhe ishte e vështirë të goditnim.
Pozicion i Çekiçit: “Më mirë e ndiej veten numër 10, por meqë jemi me 3 mesfushë aktivizohem edhe në pozicione të tjera.”