Emocione, shtesa dhe penallti, Liverpooli ngre në “qiell” trofeun e FA Cup

Koha e rregullt dhe shtesat janë mbyllur në barazim midis Chelsea dhe Liverpool në finalen e FA Cup.

Rastet kanë qënë të shumta por nuk është gjendur golin për 120 minuta. Dukej sikur të dyja ekipet janë treguar të kujdesshme dhe nuk kanë nënvlerësuar asnjë moment kundërshtarin.

Sfida më pas ka shkuar në penallti, ku të parët që gjuajtën ishte Chelsea me anë të Marcos Alonso i cili nuk gaboi.

Më pas Milner për Liverpoolin ka goditur dhe ka shënuar. Por Azpiliucueta ka gabuar duke humbur penalltinë e dytë për Chelsea.

Thiago Alcantara ka goditur dhe nuk ka gabuar duke shënuar. Reece James për Chelsean nuk ka gabuar duke shënuar një penallti të bukur.

Më pas vjen Firmino i cili gjuan dhe shënon penalltinë e radhës duke e çuar rezultatin e penalltive në 3-2 për ekipin e tij. Nga Chelsea radhën e kishte Barkley i cili godet dhe shënon.

Alexander Arndold nuk gabon dhe shënon penalltinë e katërt të Liverpoolit. Mjeshtri i penalltive jorginho nuk gabon dhe shënon për Chelsea.

Por penalltinë e fundit Sadio Mane e ka humbur duke e parë Mendy i cili ka mundur ta presë.

Ziyech më pas ka shënuar penalltinë e radhës për Chelsea me një gjuatje të saktë në krahun e djathtë. Në radhët e Liverpool Diego Jota nuk gabon dhe shënon.

Chelsea ka gabuar penalltinë e radhës ku anglezi Mason Mount ka gabuar ku Alisson e ka pritur mjeshtërisht atë.

Penalltinë e fundit për Liverpoolin e mori përsipër djaloshi Tsimikas ku shënoi dhe i jep fitoren “The Reds”, të cilët ngrejnë në qiell trofeun FA Cup./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 14.05.2022 20:40