Categories: sport

Emmanuel Petit habit me qëndrimin ndaj Sakas: Anglia ka futbollistë më të mirë se ai

Emmanuel Petit, ish-mesfushori i Arsenalit, ka shprehur kritika të forta ndaj Bukayo Sakas, duke thënë se sipas tij anësori nuk e meriton një vend titullari te Anglia në Kupën e Botës.

Ndonëse Arsenali arriti të fitojë titullin e Ligës Premier, francezi vlerëson se forma e Sakas ka pësuar rënie të dukshme, pasi gjatë këtij sezoni ai shënoi vetëm 11 gola në 49 ndeshje.

Të lidhura

None found

Sipas Petit, përfaqësuesja angleze ka opsione dukshëm më të mira në prag të nisjes së turneut.

Në një prononcim për talkSPORT, ish-reprezentuesi francez u tregua mjaft i ashpër në analizën e paraqitjeve të fundit të yllit të Arsenalit.

Edhe pse Saka dha kontribut në suksesin e “Topçinjve” në Ligën Premier dhe në rrugëtimin deri në finalen e Ligës së Kampionëve, Petit beson se pesha e tij në lojë ka rënë ndjeshëm.

“Saka, për mua, nuk vjen pas një sezoni të mirë me Arsenalin. Këtë e pamë edhe në finalen e Ligës së Kampionëve”, deklaroi Petit.

“Ai nuk po bën më diferencën dhe mendoj se ka lojtarë të tjerë që e meritojnë më shumë të jenë në formacionin titullar”.

Pavarësisht sezonit shumë të mirë të Arsenalit, legjenda franceze nuk është e bindur që 24-vjeçari duhet të konsiderohet zgjedhje e padiskutueshme te Anglia.

“Jam një admirues i madh i Sakas, por duhet të jem i sinqertë. Nëse do të isha bashkëlojtar i tij, nuk do ta kuptoja këtë situatë. Ka shumë lojtarë të fortë dhe të talentuar që aktualisht janë më të mirë se Saka”.

Finalja evropiane ishte një tjetër ndeshje e vështirë për sulmuesin anglez, i cili sezonin e mbylli me 11 gola në 49 paraqitje në të gjitha garat.

Prej tyre, shtatë gola i realizoi në 31 ndeshje në Ligën Premier, statistika që Petit i sheh si të pamjaftueshme për t’i siguruar një vend titullari me Anglinë në Kupën e Botës.

të fundit

Ravanelli: Zhegrova ka cilësi të jashtëzakonshme dhe duhet të ketë më shumë liri

Ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, ka folur me superlativa për Edon Zhegrovën, duke theksuar se talenti kosovar duhet të ketë…

12 minutes ago

Kryente veprime të turpshme para shkollës, këngëtari Erind Xhaferaj mbërrin në gjykatë

Këngëtari fierak Erind Xhaferaj ka mbërritur këtë të shtunë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier,…

14 minutes ago

Haziri thërret qytetarët në protestën e 18-të: Do të vazhdojmë derisa zëri ynë të dëgjohet

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka ftuar qytetarët të bashkohen sonte në ditën e 18-të të…

26 minutes ago

Ibrahimovic sheh Barcelonën triumfuese në La Liga dhe Champions, ndërsa Yamal fitues të Topit të Artë

Zlatan Ibrahimovic e ka mbështetur Barcelonën për të fituar dy trofetë, La Ligën dhe Ligën e Kampionëve, dhe e ka…

30 minutes ago

Panovska: While other candidates move forward, North Macedonia is being held back by politics blocking its path to the EU

Në vend të pozicioneve më të mira negociuese të premtuara, Maqedonia po përballet me një pozicion përkeqësues dhe një referim…

36 minutes ago

Shqipëria përballë Finlandës, Maran pritet të bëjë tre ndryshime në formacionin titullar

Rolando MaranPrej orës 15:00, Shqipëria do të sfidojë Finlandën për objektivin e qartë, vendin e parë të grupit në Ligën…

36 minutes ago